
Dy ndërtesat e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental janë shkatërruar plotësisht dhe pjesa më e madhe e inerteve janë hequr.
Sot në pedonalen pranë teatrit është lejuar dhe qarkullimi i qytetëve, shumë prej të cilëve kanë ndaluar për foto apo për të vënë një tufë lule në kujtim të teatrit.
Siç duket dhe në foto, mes rrënojave ka dhe veshje e mjete të tjera, të cilat nuk u larguan më parë nga ambientet e teatrit.







