Lulzim Basha ka zyrtarizuar të premten rikandidimin e tij për kreun e Partisë Demokratike.
Basha ka dorëzuar formularin e kandidimit në Komisionin Zgjedhor në PD.
Kandidatë të tjerë që kanë dorëzuar formularin janë Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi.
Afati i fundit për shpalljen e kandidaturës për kryetar të PD është ditën e shtunë (22 maj).
Ditën e dielë, (23 maj) në orën 18:00 pritet të mblidhet Kryesia e cila do të vendosë mbi kandidatët dhe rregullat e garës për kreun e PD.
Zgjedhjet për kreun e PD do të mbahen më 13 qershor.