Lulzim Hamitaj, anëtar i KPK-së, falsifikoi dokumentet për tu bërë pjesë e vetingut

Lulzim Hamitaj, anëtar i KPK-së, falsifikoi dokumentet për tu bërë pjesë e vetingut

Lulzim Hamitaj, anëtar i KPK-së, pjesë e trupave që vendosin se cili gjyqtar e prokuror kalon vetingun, dyshohet se ka falsifikuar dokumentet për tu bërë pjesë e administratës së vetingut.

Gjatë një deklarate për median, deputeti demokrat Enkelejd Aliebaj dhe përfaqësuesi ligjor i PD, Gazmend Bardhi  publikuan dokumente që vërtetojnë se Lulzim Hamitaj ka dorëzuar një çertifikatë fallco për mbrojtjen e gjuhës së huaj.

Sipas ligjit për vetingun, komisionerët duhet të zotëronin gjuhën angleze në nivel shumë të mirë dhe për të vërtetuar atë duhet të dorëzoni çertifikatën përkatëse.

Sipas PD, Lulzim Hamitaj zotëron dy çertifikata të ndyrshme mbrojtje të gjuhës angleze, respektivisht në nivelin B1 dhe C1.

Dokumenti që Hamitaj ka dorëzuar në dosjen si kandidat për institucionet e vetingut është certifikata që provon se ai e zotëron gjuhën angleze në nivelin C1. Kjo çertifikatë mban datë e 6 prill 2015, por nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS, rezulton se Lulzim Hamitaj, në datën 6 prill 2015, kur pretendon se ka dhënë provimin dhe është pajisur me çertifikatë të zotërimit të gjuhës angleze, nuk ka qenë në Shqipëri.

Dorëzimi i dokumenteve fallco për të fituar një vend në institucionet e vetingut, jo vetëm është shkelje e ligjit, por vë në dyshim të gjithë procesin e verifikimit të gjyqtarëve e prokurorëve.

Për këtë arsye, deputeti Alibeaj i kërkoi publikisht KPK të shkarkojë zotin Hamitaj:

“Partia Demokratike i kërkon publikisht Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të fillojnë procedurat disiplinore për shkarkimin e tij të menjëhershëm nga detyra për:

A. Mosplotësimin prej tij te kushteve dhe kërkesave Kushtetuese dhe Ligjore per te qene Gjyqtar/Komisioner ne organit kushtetues te Vettingut KPK

B. Përdorimin prej tij te Çertifikatës se falsifikuar përsa i përket mbrojtjes se gjuhës se huaj

C. Falsifikimin prej tij te CV, Formularëve dhe te akteve, ne lidhje me kualifikimin, te dorëzuara pranë organeve shtetërore dhe që jane marrë ne konsideratë dhe kanë shërbyer për zgjedhjen e tij si Gjyqtar/Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.”

Po ashtu, zoti Alibeaj kërkoi nga prokuroria që të nisë procedim penal ndaj Komisionerit të vettingut Lulzim Hamitaj për falsifikimin dhe përdorimin e dokumenteve të falsifikuara.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>