Lëvizja Vetvendosja, me qendër në Tiranë deklaroi se kalimi i tokës së Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë, është një hap drejt shembjes.
Në një postim në Facebook LVV shkruan:
“Vendimi i fundit i Qeverisë për t’ia kaluar Teatrin Kombëtar Bashkisë së Tiranës, është tentativa e radhës për ta shembur Teatrin ekzistues.”
LVV pohoi se çdo tentativë për shembjen e Teatri është krim dhe se restaurimi mbetet e vetmja e zgjidhje për Teatrin Kombëtar. Ata do të vazhdojnë të kundërshtojnë çdo tentativë për shembjen e tij.
“Çdo tentativë tjetër për shembjen e Teatrit përbën shkelje të rëndë në formë krimi. Restaurimi ka qenë dhe mbetet e vetmja zgjidhje e drejtë në mbrotje të trashëgimisë materiale dhe shpirtërore.”
Qeveria e transferoi të shtunën, tokën e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë, me anë të një vendimi të marrë më 8 maj dhe të botuar, në mënyrë të pazakontë, brenda të njëjtës ditë ne Fletoren Zyrtare.