LVV në Tiranë: Kalimi i tokës së Teatrit në pronësi të Bashkisë, hap drejt shembjes së tij

Nga Exit News
LVV në Tiranë: Kalimi i tokës së Teatrit në pronësi të Bashkisë, hap drejt shembjes së tij

Lëvizja Vetvendosja, me qendër në Tiranë deklaroi se kalimi i tokës së Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë, është një hap drejt shembjes.

Në një postim në Facebook LVV shkruan:

“Vendimi i fundit i Qeverisë për t’ia kaluar Teatrin Kombëtar Bashkisë së Tiranës, është tentativa e radhës për ta shembur Teatrin ekzistues.”

LVV pohoi se çdo tentativë për shembjen e Teatri është krim dhe se restaurimi mbetet e vetmja e zgjidhje për Teatrin Kombëtar. Ata do të vazhdojnë të kundërshtojnë çdo tentativë për shembjen e tij.

“Çdo tentativë tjetër për shembjen e Teatrit përbën shkelje të rëndë në formë krimi. Restaurimi ka qenë dhe mbetet e vetmja zgjidhje e drejtë në mbrotje të trashëgimisë materiale dhe shpirtërore.”

Qeveria e transferoi të shtunën,  tokën e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë, me anë të një vendimi të marrë më 8 maj dhe të botuar, në mënyrë të pazakontë, brenda të njëjtës ditë ne Fletoren Zyrtare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>