Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko duhet të pranojë demokracinë dhe të largohet nga pushteti, tha Presidenti francez Macron për median franceze.
Bjellorusët kanë dy muaj tashmë që protestojnë kundër presidentit Lukashenko.
12 mijë protestues janë arrestuar që më 9 gusht, pas zgjedhjeve të manipuluara nga Lukashenko.
“Ne jemi dëshmita të krizës në Bjellorusi me një administratë autoritare e cila nuk e kupton logjikën e demokracisë. Është e qartë që lukashenko duhet të largohet”, tha Macron, sipas Reuters.
Bashkimi Evropian nuk e ka njohur Lukashenkon si president të Bjellorusisë. BE e bëri të qartë vendimin e saj përmes një deklarate për shtyp të enjten.