Macron propozon nisjen e dialogut Kosovë-Serbi në samitin e Parisit

Nga Exit News
Macron propozon nisjen e dialogut Kosovë-Serbi në samitin e Parisit

Presidenti francez Emmanuel Macron propozoi që nisja e dialogut Kosovë-Serbi të bëhwt në samitin e Parisit kur të dyja palët të jenë gati.

Në një letër dërguat Kryeministrit të Kosovës Avdulla Hoti, Macron ofroi mbështetjen e Francës për reformat e forcimit të ligjit në Kosovë, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zhvillimin shoqëror dhe ekonomik si dhe për integrimin në BE.

Macron theksoi se “thelbi i ndryshimit” me të cilin do të përballet qeveria e Kosovës është: rifillimi i dialogut me Serbinë dhe gjetja e një zgjidhje të pranueshme, përfundimtare dhe ligjore”.

Për më shumë se një vit , Franca dhe Gjermania janë angazhuar në nisjen e dialogut, i cili mund të nisë gjatë samitit të Parisit. “Unë beson tek pjesmarrja juaj në samit dhe në gadishmërinë tuaj për të marrë masat e nevojshme per të nisur dialogun, ndërsa Serbi do të ketë pjesën e saj”, shkroi Macron.

Macron, ne letër theksoi se “roli i BE-së duhet të mbetet qendror” sepse mosmarrëveshja është “një problem për sigurinë e Evropës” dhe të dyja vendet duan të integrohet në BE.

Presidenti francez siguroi kryeministrin kosovar se Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell dhe Përfaqësuesi special Miroslav Lajcak kanë besimin e tij të plotë për të ndërmjetësuar nisjen e dialogut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>