Maji i vitit 1968 nuk ka ndodhur

Maji i vitit 1968 nuk ka ndodhur

Në dukuri historike si Revolucioni i vitit 1789, Komuna e Parisit, Revolucioni i vitit 1917, ka gjithnjë një pjesë të ngjarjes që është e pareduktueshme ndaj determinizmave shoqërorë, serive shkak-pasojë. Historianët nuk para e pëlqejnë këtë aspekt: ata restaurojnë shkakësi që ia veshin veprimit, pasi ai ka ndodhur.

Por ngjarja për nga vetvetja është një ngjitje ose prerje me shkakësinë: është një rruge e re, një devijim në raport me ligjet, një gjendje e paqëndrueshme që hap një fushë të re të së mundshmes.

Prigogine-i ka folur për këto gjendje ku, si edhe në fizikë, diferencat e vogla propogandohen në vend që të anulohen, dhe ku fenomene, fare të palidhura me njëra-tjetrën hyjnë në rezonancë, në marrëdhënie. Në këtë sens, një ngjarje mund ta kundërshtojmë, ndrydhim, rekuperojmë, tradhëtojmë, ajo njëlloj mbart në vete diçka që ta jep, që mbetet.

Ka renegatë që thonë: është kaluar por ngjarja nga vetvetja merr vlerë në kohë, ajo s’e lë veten të kalojë (të jetë e tejkaluar): ajo është e hapur kah të mundshmes. Ajo lë shenjë te njerëzit po aq sa lë edhe në shoqëri.

Dukuritë historike të cilat përmendëm u shoqëruan me determinizëm dhe shkakësi, edhe pse ato ishin të një natyre tjetër. Maji i vitit 1968 ishte më shumë në rangun e një eveniment të pastër, i lirë nga gjithë shkaqet normale apo normative. Historia e tij është një “vazhdimësi paqendrueshmërish dhe luhatjesh të amplifikuara”. Kishte shumë shqetësim, gjestikulacion, fjalë, gjëra të parëndësishme, iluzione në 1968-ën por s’është kjo ajo që është e rëndësishme.

Ajo që ishte e rëndësishme ishte dukuria intuitive që doli në pah nga aty, është fakti se aty duket sikur një shoqëri mund ta shihte menjëherë atë që ajo kishte të patolerueshme në përmbatje dhe ta shihte aty për aty mundësinë për gjëra të reja. Maji i 1968-ës ishte një dukuri kolektive nën formën: “Të mundshmen ose asfiksohem”.

E mundshmja nuk paraekziston, ajo është krijuar nga ngjarja. Është çështje jete. Evenimenti krijon një ekzistencë të re, ai prodhon një subjektivitet të ri (raporte të reja me trupin, kohën e seksualitetit, rrethin social, kulturën, punën …)

 E margjinalizuar apo e karikaturuar…

Kur shfaqet një mutacion shoqëror, nuk mjaton vetëm që prej tij të nxjerrim rrjedhime apo efekte të linjave të shkakut ekonomik apo politik. Duhet që shoqëria të jetë në gjendje të formojë shoqërime kuptimore kolektive që i korrespondon subjektivitetit të ri, në të njëjtën mënyrë që dëshiron mutacionin. Ky është “ristrukturimi”, i vërtetë.

New Deal-i amerikan, zhvillimi japonez, ishin shembuj shumë të ndryshëm të ristrukturimeve subjektive, me të gjitha llojet e ambiguiteteve dhe strukturave reaksionare por gjithashtu edhe me pjesën e iniciativës dhe të krijimit që ndërtonte një gjendje të re sociale e gatshme t’i përgjigjet ekzigjencave të evenimentit.

Në Francë, përkundrazi, pushteti nuk ndaloi së funksionuari me idenë e “të heshturit”. Kjo ishte heshtje në kushte katastrofike. Por Maji i 1968 nuk ishte rrjedhojë e një krize, as reagimi ndaj një krize. Ishte thuajse e kundërta. Ishte vetë kriza e shoqërisë aktuale, ishin ngërçet e krizës që tashmë ekzistonte në Francë që sollën menjëherë pasojën e moskapacitetit të shoqërisë franceze për të asimiluar Majin e 1968-ës: si mundte ajo të operonte në atë kohë për ristrukturimin ekonomik në kushtet që kishte “e majta”? Ajo s’diti t’i propozonte asgjë njerëzve: as në fushën e edukimit, e as në atë të punës. Gjithçka që ishte e re u margjinalizua ose u karikaturua.

Shohim sot njerëz të Longwy që i bëhen rrodhe diçkaje, prodhuesit të qumështit, lopëve të tyre: ç’do të bënin tjetër deri sa gjithë lidhjet për një subjektivitet të ri kolektiv ishin thyer më parë nga reaksioni kundër 1968-ës, nga e majta po aq sa nga e djathta? Edhe nga radiot e lira. Çdo mundësi e re u mbyll.

Fëmijët e Majit ’68 i gjejmë nga pak kudo, ata as ndoshta vetë nuk e dinë dhe çdo vend i prodhon në mënyrën e tij. Situata e tyre nuk është brilante. Ata s’janë kuadro të rinj. Ata janë në mënyrë të çuditshme indiferentë, dhe njëkohësisht shumë të informuar. Ata kanë ndalur së qëni ekzigjentë, apo narcistë por ata e dinë mire që asgjë nuk i përgjigjet aktualisht subjektivitetit të tyre, kapacitetit të tyre të energjisë.

Ata e dinë gjithashtu që të gjitha reformat aktuale shkojnë më shumë kundër tyre. Ata janë të vendosur që të mbajnë rrugën e tyre deri sa të munden. Ata mbajnë një hapje, një mundësi.

Portreti i tyre i poetizuar është Rusty James, personazh i Coppola-s, aktori Mickey Rourke shpjegon: “është një personazh i mbetur pa një dyshkë, në fije të perit. Ky nuk është lloji i Hell’s Angel. Ai ka celula gri dhe dashamirësi. Një bashkim i kulturës që vjen nga rruga dhe nga universiteti. Dhe nga kjo përzjerje që e ka bërë pak të “çmendur”. Ai s’sheh asgjë. Ai e di që për të s’mund të gjendet asnjë punë, sepse ai është më shumë dinak e ka më shumë finesë shpirti se cilido tip që është gati ta verë në radhë.”

Nuk ka zgjidhje tjetër veç asaj krijuese

Nuk ka zgjidhje tjetër, veç atyre krijuese dhe kjo është e vërtetë në të gjithë botën. Ajo që instutionalizojmë, me papunësinë, pensionin, shkollën, janë “situata braktisëse” të kontrolluara, me handikapatë për model. Rekkthimet e vetme subjektive të momentit, në nivel kolektiv, janë ato të një kapitalizmi të egër, alla amerikan, ose të një fondamentalizmi musliman si në Iran, apo fetë afro-amerikane si në Brazil: janë figura që i kundërvihen integrimit të ri (shtojmë këtu edhe neopapizmin europian).

Europa s’ka asgjë për të propozuar, dhe Franca nuk duket të ketë ambicie të tjera veç t’i marrë mendjen Europës së amerikanizuar dhe të mbiarmatosur që operonte nën reformat e forta ekonomike. Fusha e të mundësive është diku tjetër: për aksin Perëndim-Lindjeje, pacifizmi: për sa kohë ai propozon të shkërrmoqë raportet e konfliktit, të armatosjeve, po edhe ngritjen e bashkëpunimit dhe rregullimit të marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe URSS.

Më tej aksi Veri-Jug, një internacionalizëm i ri, që nuk formohet vetëm në aleancën e Botës së tretë, por me fenomenet e mondan-globalizimit, ekzaktësisht në vendet e pasura (p.sh. evolucioni i metropolove, degradimi i qendrave të qyteteve, formimi i Botëve të treta europiane ashtu si i banalizon Paul Virilio).

Nuk ka zgjidhje të tjera veç atyre krijuese. Janë rikthimet krijuese që kontribuojnë në zgjidhjen e krizës aktuale dhe që do të ringrejnë një Maj 1968 të përgjithshëm, të një rruge të re apo dinamikave të reja.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>