
Nga e premtja, 15 gusht, qytetarët nga Shqipëria e Kosova do të mund të kalojnë kufirin për në Malin e Zi vetëm nëse kanë një test që tregojnë se nuk janë prekur nga Covid-19, të 73 orëve të fundit.
Lajmi është bërë publik nga Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Dr. Boban Mugosa. Shtysa kryesore për hapjen e kufijve janë bërë operatorët turistikë, të cilat kanë shprehur shqetësimet për mungesën e turistëve.
Përveç Shqipërisë e Kosovës, ky rregull do të vlejë dhe për udhëtarët nga Serbia, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe vendet e BE-së.