
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga drejtuesi politik i PS-së për Tiranë Erion Veliaj ka premtuar vazhdimin e investimeve të qeverisë në shëndetësi.
Gjatë një vizite në qendrën shëndetësore në zonën e Lanabregasit, Manastriliu foli për rritjen e rrogave në shëndetësi me 40 përqind. Ajo përmendi edhe hapjen e 56 pikave të testimit për Covid-19 në të gjithë vendin.
Sipas saj, “nga paketa e rimbursimin antiCOVID për pacientët me simptoma të lehta dhe të moderuara, kanë përfituar më shumë se 3 mijë qytetarë”.