Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se janë diagnostifikuar 688 gra me kancer gjiri në vitin 2019.
Në fjalën e saj në marshimin që u zhvilluan në Elbasan nga organizata YWCA, MInistrja Manastirliu pohoi se rreth 5000 gra vuajnë nga kjo sëmundje.
“Janë 688 gra të diagnostifikuara në 2019 me kancer gjiri, janë më shumë se 5 mijë gra që vuajnë nga kjo sëmundje dhe çfarë kemi bërë në këto vite, nuk është pak. Kemi përmirësuar diagnostifikimin e hershëm, kemi vendosur në spitale rajonale ku nuk kishte mamografi dhe brenda këtij viti edhe spitali I Fierit do të ketë njësinë e vet të mamografisë dhe kështu përmbushim angazhimin tonë për njësitë e mamografisë kudo në spitale rajonale”
Nga ana tjetër, Manastirliu i bëri apel grave të bëjnë kontrollin e mamografisë që të kënë mundësi të kapin në kohë këtë sëmundje.