Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se të hënën janë vaksinuar 50 mjekë dhe infermierë.
Ajo tha se do të vaksinohen 50 deri në 60 persona në ditë, ndërsa brenda disa ditësh mbarohet doza e parë.
“Sot kemi vaksinuar 50 mjekë. Kaloi shumë mirë pa asnjë problem. Do të vijojmë me 50-60 persona në ditë, do të rrisim numrat. Brenda 8-9 ditësh mbarojmë dozën e parë, presim për të dytën.”
Manastirliu pohoi se ka një marrëveshje komfidencialiteti me vendin që ka dhuruar dozat. Ajo shtoi se vendi nuk ka dashur të bëhet publik.