Qeveria pret të shohë në fillim të prillit nëse ka funksionuar strategjia e distancimit social, në ndalimin e përhapjes së koronavirusit.
Gjithashtu, Ndërsa strategjia e testimit e ndjekur nga qeveria është testo ato që shprehin simptoma dhe kontaktet e afërta të të infektuarve.
“Testet bëhen sipas rekomandimit të OBSH. Ne testojmë ato që kanë simptoma. Nëse sot testohen të gjithë, kjo nuk e shmang që ky person mund të sëmuret sërisht. Kërkohen testime për të ndërprerë zinxhirin e përhapjes. Ne testojmë kontaktet e afërta”, sqaroi ministrja e Shëndetësisë Manastirliu.
Qeveria ka blerë 50 mijë mjete mbrojtëse, 167 mijë maska, 167 mijë veshje të padepërtueshem, 30 mijë syze dhe ekrane mbrojtëse. Ditën e mërkurë ka filluar shpërndarja e tyre në spitalet e vendit.
Kryeministri shtoi se “Qeveria turke me urdhër të Presidentit Erdoganit hapi kanalin e eksportit, sepse ne kemi pasur edhe anullime të furnizimeve, si rezultat i vendeve që kanë mbyllur kufijtë për të eksportuar këto lloj materialesh”.
Kryeministri Rama njoftoi edhe hapjen e një spital karantin për të gjithë të sëmurët me simptoma të lehta që kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Ende nuk është vendosur se në çfarë vendi do të ngrihet ky spital. Puna për ngritjen e këtij spitali, sipas Ministres Manastirliu do të fillojë për 20 ditë.