Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu sqaroi se qeveria është e përgatitur për të hapur spitalet rajonale në rast të mbushjes së 4 spitaleve Covid.
Manastirliu tha se mjekët e familjes kanë trajtuar 15 mijë qytetarë. Ndërsa në spitale ndodhen 360 pacientë.
Ministrja sqaroi edhe qytetarët që vënë në dyshim orën e mbylljen së vendit në 22:00, duke thënë se:
“Lokalet e orëve të vona janë burim i hapjes së infeksionit. Aktivitete në këto mjedise, qoftë prej të bërit bashkë shoqëri, ose për shkak të konsumimit të alkoolit, relaksiohen dhe harrojnë masat e distancimit.”
“Këto masa janë marrë në të gjithë botën, dhe nuk i kemi shpikur ne”, tha Manastirliu.
Manastirliu sqaroi se të gjithë personat që duan të dalin pas orës 22:00 deri në orën 06:00, duhet të marrin leje nga e-albania. Këtij rregulli nuk i nënshtrohet stafi mjekësor dhe shërbimet mbështetëse.