Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka inspektuar nga afër laboratorin e ri të testimeve Covid-19.
Ajo pohoi se ky laborator do të jetë në ndihmë të laboratorit të ISHP-së.
“Me të gjitha parametrat e duhur, ky është një laborator i cili siguron jo vetëm gjithë standardet e sigurisë, por ka edhe një staf të kualifikuar profesionistësh. Do të jetë një laborator mbështetës për laboratorin qendror, atë të virologjisë të Institutit të Shëndetit Publik.”
Manastirliu tha se do të futet dhe testimi i shpejtë dhe i bëri thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat.