Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu inspektoi ambjentet e spitalit Covid 4.
Gjatë vizitës së saj, ajo pohoi se ky spital do të hapet kur të ezaurohen të gjitha kapacitetet e 3 spitaleve Covid.
“Kapacitetet tona që tashmë i kemi ngritur dhe janë gati që në momentin që duhet, për t’u vënë në funksion. Numrat në rritje të rasteve të infektimeve dhe sigurisht numrat në rritje të rasteve në spitale, tashmë duke qenë se edhe spitali Covid3 është tërësisht me të gjitha kapacitetet i hapur në pritje të trajtimit dhe shërbimit të qytetarëve, edhe spitali Covid4 gjithashtu do të vendoset në një kohë të shpejtë në dispozicion të pacientëve për trajtimin e Covid19, me ezaurimin e kapaciteteve të 3 spitaleve COVID”
Manastirliu pohoi se kjo është një periudhë e vështirë por qeveria po merr masat për të përballuar këtë pandemi.