Manastirliu: Kemi rritur me 57 përqind pagat e mjekëve dhe infermierëve

Nga Exit News
Manastirliu: Kemi rritur me 57 përqind pagat e mjekëve dhe infermierëve

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se gjatë qeverisjes socialiste pagat e mjekëve janë rritur me 57 përqind.

Gjatë një takimi me mjekëve shqiptarë jashtë vendit, Manstirliu falenderoi ata për punën dhe konstributin e tyre.

Qeveria ka alokuar një bonus të veçantë 2.5 milion lekë plus pagës. Duhet theksuar se përgjatë pandemisë, për të gjithë personelin mjekësor, mjekë, infermierë, staf mbështetës në spitalet Covid apo aty ku u shërbëhet pacientëve me Covid19, Qeveria ka vendosur bonusin special 1 mijë euro për mjekët dhe infermierët dhe 500 euro për personelin mbështetës”, u shpreh ajo.

Manastirliu tha se qeveria ka parapaguar rreth 1.6 milion doza vaksine, duke garantuar kështu vaksinimin e 800 mijë qytetarëve.

Në lidhje me spitalin e Fierit, ajo shtoi se do jetë spitali i parë që do të zbatojë autonominë spitalore

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>