Manastirliu kritikon deputetët për mos mbajtjen e maskës

Nga Exit News
Manastirliu kritikon deputetët për mos mbajtjen e maskës

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kritikoi kolegët e saj në kuvend për mos mbajtjen e maskës gjatë seancës plenare.

Ministrja tha se ata duhet të jenë shembulli për çdo qytetar, pasi mbajtja e maskës mbron jo vetëm ata vetë, por dhe kolegët e familjet e tyre.

Manastirliu theksoi se aktualisht ka mbi 120 pacientë me Covid-19 të shtruar në dy spitalet Covid dhe se së shpejti ‘do të ezaurohen kapacitetet e dy spitaleve’.

Ajo i bëri thirrje deputetëve dhe qytetarëve që të mbajnë maska në ambientet e mbyllura dhe në ambientet e hapura ku nuk mund të ruhet distance prej 2 metrash, si e vetmja mënyrë për të ulur numrin e të infekturve, e më pas numrin e të shtruarve me Covid-19 në spitale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>