
MInistrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nënshkroi të premten një marrëveshje me ambasadorin japonez në lidhje me financimin për blerjen e pajisjeve mjekësore, apo mirëmbajtjen e tyre.
Lajmin e bëri të ditur, vetë ministrja Manastirliu përmes një postimi në Facebook, ku shkruan:
“E kënaqur që me ambasadorin e ri të Japonisë në Tiranë, Z. Takada Mitsuyuki firmosëm marrëveshjen e bashkëpunimit, që thellon mbështetjen e qeverisë Japozene për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale në Shqipëri, për të rritur kapacitetet dhe për të çuar një hap përpara cilësinë e shërbimit për qytetarët, me investimin në pajisje të teknologjisë së Lartë”
Marrëveshja parashikon shërbime trajnimi, këshillimi dhe shërbime të tjera të nevojshme në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, të cilat do të financohen nga qeveria japoneze.