Manastirliu: Mbas 20 dhjetorit do të shtohet numri i qendrave që bëjnë testime të shpejta

Nga Exit News
Manastirliu: Mbas 20 dhjetorit do të shtohet numri i qendrave që bëjnë testime të shpejta

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se testimet e shpejta do të jenë nga 20 dhjetori në disa qendra shëndetësore të përcaktuara.

Gjatë një vizite në qendrën e re shëndetësore në Pajovë, të Peqinit, Manastirliu pohoi se në Tiranë janë 6 pika që ofrojnë testet e shpejta dhe ky numrë nga 20 dhjetori do të rritet në 10 e më pas testet e shpejta do të jenë në të gjithë Shqipërinë.

“Testimi i shpejtë ka filluar në njësitë vendore të kujdesit shëndetësor, por nga data 20 dhjetor në do ta shtrijmë këtë testim edhe në qendra shëndetësore të mirëpërcaktuara, që do të mbulojnë një zonë të përcaktuar në komunitet, për të patur më shumë akses në testimin e shpejtë, për të bërë të mundur një kapje të shpejtë të rasteve sipas indikacioneve të mjekëve të familjes, të cilët nëpërmjet sistemit elektronik do të përcaktojnë orën e saktë të bërjes së testi të shpejtë në qendra shëndetësore. Do fillojmë me Tiranën, ku do të ketë 6 pika të caktuara për testimin e shpejtë në qendra shëndetësore, do të zgjerohemi në 10 pika në Tiranë dhe më pas në të gjithë Shqipërinë”

Manastirliu pohoi se në 2021 do të vijojë rimbursimi i ilaçeve për trajtimin e Covid-19 në banesë

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>