Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu falenderoi mjekët dhe infermierët, të cilët po punojnë në spitalet Covid.
“Aseti jonë më i çmuar kanë qënë mjekët dhe infermierët”, tha Manastirliu duke ju referuar punës së tyre gjatë pandemisë, në ceremoninë e dorëzimit të ndihmave për Covdi-19, nga BE.
Ajo tha se mjekët dhe infermierët do të vazhdojnë të marrin bonusin e premtuar, prej 1 000 euro nga qeveria. Gjithashtu, ministrja edhe njëherë tregoi startegjinë e qeverisë për periudhën vjeshtë-dimër, duke thënë se:
“Fokusi kryesor është forcimi i sistemit parësor shëndetësor, rritja e ekipeve të epidemilologëve në terren, 4 struktura Covid me 500 shtretër dhe vaksinimi falas për gripin e stinë”.
Manastirliu tha se “sot fiks 6 muaj nga dita e parë e rastit të parë me COVID-19 në Shqipëri ka ende shumë për të bërë në sistemin shëndetësor”.