Ministrja Manastirliu ka treguar se mosha mesatare e të prekurve nga koronavirusi është 45 vjeç. Ministrja tregoi se kishte parashikuar një rritje më të lehtë të rasteve krahasuar me çfarë ndodhi.
“Ajo që shohim është se ka prekur edhe mosha të reja. Mosha mesatare e të prekurve është ulur dhe është rreth 45 vjeç. Sipas raportimeve të Shërbimit Infektiv, ka raste të pacientëve që janë pa patologji të tjera dhe kanë simptoma të rënda dhe janë në rrezik”, tha Manastirliu në Opinion.
Manastirliu njoftoi edhe regjistrimine rastit të foshnjes së parë të shtruar në spital për shkak të Covid-19. Foshnja 2 muajshe është në spitalin infektiv sëbashku me nënën e saj edhe ajo e infektuar me koronavirus.