Manastirliu: Në vend ka 177 të infektuar për 100 mijë banorë

Nga Exit News
Manastirliu: Në vend ka 177 të infektuar për 100 mijë banorë

Në vend ka 177 të infektuar për 100 mijë banorë, tha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për emisionin ‘Open’, në Top Channel.

Ajo sqaroi se për të ndalur përhapjen e virusit Komiteti i Ekspertëve vendosi ndalimin e daljes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 6:00.

Sipas Manastirliut, baret dhe restorantet, në orët e vona të mbrëmjes, kthehen në vatra kryesore të transmetimit të virusit:

“E kam dëgjuar edhe këtë shakanë për daljen e virusit, por grupet e ekspertëve vlerësojnë situatën dhe nxjerrin konkluzione për burimet e infeksionit. Baret dhe restorantet në këtë orar të natës shërbejnë si vatra infeksioni. Janë grupmoshat e të rinjve që ulin vigjilencën dhe bëhen shkak për të infektuar prindërit e gjyshërit”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>