Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se sot do të vijnë 7020 doza të tjera të Pfizer.
Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ajo tha se qytetarët duhet të jenë mirëkuptues pasi është një krizë globale.
“Vijnë 7020 doza të tjera të vaksinës nga Pfizer. Është i natyrshëm mosbesimi, është normal ankthi por duhet të jete i natyrshëm miërkuptimi i qytetarëve sepse, po operojmë në një krizë globale.”
Nga ana tjetër, Manastirliu njoftoi se prej ditës së hënë do të hapen dhe 2 spitale rajonale për të përballuar fluksin e pacientëve me Covid-19.
Të parat që do të hapen do të jenë ai i Shkodrës dhe Durrësit. Manastirliu tha se në 4 spitalet Covid janë zënë 500 shtretër.
Javët e fundit ka patur një rritje të të infektuarve ku mbi 1 mijë të infektuar raportohen çdo ditë.
Gjithashtu rritje ka patur dhe numri i pacientëve në spital./