Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se në muajin prill do të mbërrijnë 68 mijë doza nga AstraZeneca.
Gjatë një konference për gazetarët, Manastirliu deklaroi se aktualisht vendi ka doza për 800 mijë qytetarë.
“Kemi doza për 800 mijë qytetarë. Jemi në negociata për të patur kontrata të tjera në mënyrë që të kemi një mbulim të krej qytetarëve. Besoj se shumë shpejt do të kemi një informacion dhe lajmin për kontrata të tjera që vaksinimi masiv i popullatës të vijojë. Presim dozat e Astra Zencas nesër. 68 mijë doza të Astra Zenecas do të vijnë në muajin prill.”
Ministrja deklaroi se qeveria synon të vaksinojë të gjithë popullsinë brenda 14 muajve.
Të mërkurën, kryeministri Edi Rama njoftoi të mërkurës se të premten do të mbërrijnë në Shqipëri 38 400 doza të vaksinës AstraZeneca.