
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se të hënën në vend do të vijnë 7020 doza të vaksinës Pfizer.
Gjatë një vizite në qendrat e vaksinimit në Vlorë, Manastirliu njoftoi se të hënën do të nisë vaksinimi për personat mbi 60 vjeç.
“Ditën e hënë ulim fashën +60. Kemi filluar tashmë me pjesën e kolaudimit. Nga nesër fillojmë shpërndarjen e vaksinave Sinovac. Të hënën presim 7020 doza pfizer dhe pjesën tjetër nga kontrata me distributorin e Sinovac”
Manastirliu tha se deri më tani në Vlorë janë vaksinuar më shumë se 26 mijë persona.