Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se në fundjavë do të nisë vaksinimi i stafeve ne sektorin e turizmit.
Në emisionin Koha për tu zgjuar, Manastirliu u shpreh:
“Kemi një plan konkret me këtë, ne duam ta fillojmë që këtë fundjavë, për të vijuar me vaksinimin masiv të të gjithë atyre që shërbejnë në hoteleri.”
Ajo theksoi se po vijohet me vaksinimin e gazetarëve teksa pritet të përfundojë vaksinimi i policëve.