Qeveria do të miratojë paketën e rimbursimit të trajtimit të pacientëve me kovid në banesa.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një konferencë për shtyp të dielën njoftoi se ilaçet bazë sipas protokollit të miratuar për kurimin e sëmundjes kovid do të rimbursohen. Ajo i bëri thirrje qytetarëve t’i drejtohen mjekut të familjes, i cili do t’i trajtojë sipas protokolleve.
Ministrja tha se aktualisht në vend ka “265 vatra aktive, ku 76% e tyre janë vatra familjare”. Ajo sqaroi edhe qytetarët që ankohet se 127, Urgejenca Kombëtare nuk përgjigjet, duke thënë se:
“Urgjenca kombëtare pret 2900 thirrje në ditë. 1260 thirrje janë për rastet e pacientëve me kovid. Një pjesë janë për tampon 360 prej tyre dje, dhe mesatarisht 200 misione kovid (ekipet shkojnë dhe asistojnë në banesë sipas protokolelve të urgjencës, dhe vlerësohet nëse duhet ët shkojë në spital ose jo). 127 funksionon dhe është aty për t’ju përgjigjur. 0800 40 40 numri jeshil jep informacion për mjekun e familjes”.
Ministrja sqaroi edhe pamjet e transmetuara në media për urgjencat që qendrojnë përpara spitalit Infektiv:
“Urgjencat e shpejta kalojnë në korsi të vecantë. Autoambulancat qendrojnë edhe për ata që dalin nga spitali”.