Manastirliu reagon pas vendimit të BE-së për AstraZeneca

Nga Exit News
Manastirliu reagon pas vendimit të BE-së për AstraZeneca

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu reagoi pas vendimit të Agjensisë Evropaine të Shëndetësisë (EMA) për sigurinë e vaksinës AstraZeneca.

“Kemi mbërritur në një konkluzion të qartë shkencor. Astra-Zeneca është një vaksinë e sigurt dhe efektive. Përfitimet janë shumë herë më të mëdha se sa risqet. Vaksina nuk shoqërohet me një rritje të rrezikut të përgjithshëm të ngjarjeve tromboembolike ose mpiksjes së gjakut. Provat në botën reale, sugjerojnë që vaksina ka një efektshmëri edhe më të lartë se sa ajo e treguar gjatë testeve”, shkroi Manastirliu në një postim në Facebook, të enjten.

13 vende të BE-së e pezulluan administrimin e vaksinës pas dyshimeve se ajo shkakton mpiksje të gjakut në mushkri. Dyshimi u krijua pas vdekjes së disa personave një ditë pas vaksinimit si pasojë e mpikjes së gjakut.

Me vendimin e EMA-s vendet mund të rinisin procesin evaksinimit.

Shqipëria vendosi të mos e ndalojë vaksinimin me AstraZeneca. D
Hezitimit të qytetarëve për tu vaksinuar, Kryeministri Rama I tha se vaksina është me dëshirë dhe jo me detyrim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>