Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu njoftoi se sistemi shëndetësor ka fluksin më të madh gjatë gjithë pandemisë, pasi ka një rritje të rasteve pozitive. Ministrja i bëri thirrje të gjithëve të respektojnë masat kundër koronavirusit.
Më 11 korrik në vend u shënuan 93 raste të reja dhe 4 viktima. Të infektuarit janë të moshave të reja, 40 deri në 50 vjeç.
Ndërkohë, në qytetet turistike Ministria e Shëndetësisë ka hapur qendra të kujdesit shëndetësor.