
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se spitali Covid 4 është gati dhe do të hapet pasi të të shterohen të gjithë kapacitetet e 3 spitaleve të tjera.
Në një komunikim me gazetarët, Manastirliu pohoi se më tej do të vijohet me hapjen të spitaleve rajonale, të cilët janë parapërgatitur për trajtimin e pacientëve me COVID19 duke e cuar kapacitetin ne mbi 1600 shtretër për trajtimin e pacientëve të prekur nga virusi.
Manastirlu më herët pohoi se qeveria do të rimbursojë ilaçet bazë sipas protokollit të miratuar për kurimin e sëmundjes covid.