Të gjithë të vaksinuarit me vaksinën ruse e kineze në vend do të çertifikohen

Nga Exit News
Të gjithë të vaksinuarit me vaksinën ruse e kineze në vend do të çertifikohen

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se të gjithë qytetarët e vaksinuar me vaksinën ruse e kineze do të çertifikohen nga autoritetet.

Në një intervistë, Manastirliu u shpreh se pavarësisht se Agjensia Europiane e Barnave nuk i ka çertifikuar, kjo nuk do të ketë asnjë pasojë te qytetarët që janë vaksinuar me këto vaksina.

Nuk duhet të jetë ky merak se nuk ka asnjë vendim të KE për të ndaluar certifikatat. BE është duke diskutuar për një pasaportë që do lejojë lëvizjen, janë duke diskutuar mbi disa komponentë. Ende nuk ka asnjë vendimmarrje nga BE për të patur një certifikatë deri tani.”

Manastirliu u shpreh se OBSH e ka konsideruar të pamunduar marrjen e një pasaporte vaksinimi dhe theksoi se nuk do të ketë diskrimimine për ata të vaksinuar me vaksinën kineze e ruse.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>