Manastirliu thirrje qytetarëve të respektojnë masat

Nga Exit News
Manastirliu thirrje qytetarëve të respektojnë masat

Ministrja e Shëndetësisë , Ogerta Manastirliu iu bëri thirrje qytetarëve trë respektojnë rregullat kundër koronavirusit.

Në një postim në Facebook,  Manastirliu postoi një foto nga liqeni ku qytetarët nuk përdornin maska.

Ajo tha se virusin mund ta parandalojë vetëm përgjegjëshmëria e tyre.

“Pamje si kjo tregojnë që nuk po e marrim seriozisht rrezikun që sjell mos zbatimi i rregullave të vendosura.

Virusin e parandalon kujdesi në sjelljen e gjithësecilit, e parandalon përgjegjshmëria qytetare në këtë kohë pandemie që vjen një herë në 100 vjet.

Ne do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona, në shërbim të mbrojtjes së jetës nga virusi i rrezikshëm.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>