Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i bëri thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat kundër koronavirusit.
Përmes një videomesazhi, Manastirliu shkruan se të gjithë mund të kontribuojnë në luftën kundër këtij virusi.
“Ti, unë, ne të gjithë kemi shumë në dorë për ta mbajtur larg koronavirusin, për të ruajtur prindërit, gjyshërit dhe veten. Të mbajmë maskën, të ruajmë distancë, të zbatojmë rregullat e higjienës. Nuk janë klishe, janë armët që përdor sot e gjithë bota për të dalë të fituar përballë kësaj pandemie.
Të gjithë bashkë mund t’ja dalim për t’ju rikthyer normalitetit më të fortë se më parë dhje të jemi krenarë për veprimet që shpëtuan, qoftë edhe një jetë”