Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i uroi festat mjekëve dhe infermierëve.
Përmes një videomesazhi, Manastirliu theksoi se stafi mjekësor ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën me këtë virus.
“Gëzuar dhe një falenderim nga zemra; çdo mjeku, infermieri, laboranti, epidemiologu, urgjentisti, farmacisti, çdo sanitare, çdo shoferi, çdo punonjësi të sistemit tonë shëndetësor, që spitalet, qendrat shëndetësore, autoambulancat, i keni kthyer në shtëpi të dytë.
Siç thoshte nënë Tereza, oqeani nuk do të ishte ai që është, pa kontributin e çdo pike uji.
Dhe këtë vit, çdo kontribut që ju keni dhënë, ka siguruar vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve jetike për qytetarët.”
Manastirliu falenderoi të gjithë mësuesit e edukatorët dhe shqiptarët për kontributin në këtë luftë.
Ajo përfundoi:
“Një gjë është e sigurt, një ditë, kur të kthejmë kokën pas, e të kujtojmë të gjitha vështirësitë që kjo kohë na përballi, do të shohim se forca që na shtyu përpara ishte dashuria për njëri-tjetrin, për familjen, për t’ia dalë sëbashku, për të kapërcyer edhe këtë sfidë dhe për t’u ringritur edhe më të fortë.”