Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu uroi nga afër mjekët e spitalit Covid 2, të cilët natën e ndërrimit të viteve do të jenë në detyrë.
Gjatë një vizite në spital, të enjten, Manastirliu falenderoi mjekët për sakrificën e bërë gjatë gjithë këtyre muajve:
“Bashkë me urimet për një vit të mbarë, doja t’ju transmetoja gjithë falenderimet, respektin dhe mirënjohjen për punën, sakrificën, profesionalizmin edhe çdo gjë që ju keni dhënë në këtë kohë shumë të vështirë, në këtë vit të vështirë.”
Manastirliu uroi dhe pacientët, të cilët do të kalojnë natën në spital:
“Një urim për të gjithë ata pacientë që nuk do të mund të festojnë me familjen e tyre sonte. Me zemër të gjithë do të jemi së bashku, duke uruar më të mirën për vitin që ne na pret.”