
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se pacientëve në spitalin Covid 3 do t’ju shërbejnë një ekip i kualifikuar mjekësh dhe infermierësh.
Në një postim në Facebook, Manastirliu shtoi se spitali ka pajisjet e nevojshme për trajtimin e të sëmurëve.
“Covid-3 ka të gjitha pajisjet e nevojshme dhe standartet për trajtimin e të sëmurëve me Covid-19, ndërkohë që drejtohet nga një ekip i kualifikuar dhe me shumë eksperiencë mjekësh, të spitalit infektiv dhe të strukturave tona të shërbimit shëndetësor. Të sëmurëve në Covid-3 do u shërbejë gjithashtu një ekip infermierësh të trainuar dhe me eksperiencën e përftuar duke u shërbyer pacientëve gjatë periudhës së pandemisë.”
Ajo i bëri thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat për të shmangur përhapjen e koronavirusit në vend.