
Mandati i deputetit i dorëzuar nga ish-ministri Tahiri pritet t’i kalojë Spartak Brahos.
Megjithëse Komisioni Qendror Zgjedhor ende nuk ka marrë vendimin për mandatin e Tahirit, Spartak Braho, në një deklaratë për Ora News u shpreh:
“Ende nuk kam vendosur nëse do të marr apo jo mandatin e deputetit. Do marr vendim pasi KQZ të shpallë vakancën.”
Nëse Spartak Braho refuzon të marrë mandatin e deputetit, ai i kalon Eljo Hyskos, drejtuesit të Forumit Rinor Eurosocialist.
Ish-ministri Tahiri dorëzoi dje mandatin e deputetit, gjatë një konference për shtyp.