Manovra skandaloze – Gjykata e Durrësit rishqyrton mandatin e kryebashkiakes së rrëzuar

Manovra skandaloze – Gjykata e Durrësit rishqyrton mandatin e kryebashkiakes së rrëzuar

Partia Socialiste, me një manovër antiligjore ka bërë kërkesë në Gjykatën e Durrësit, për të marrë mandatin e kryebashkiakes së zgjedhur Valbona Sako.

Ky veprim vjen pas vendimit të gjyqtares Mimoza Margjeka dy ditë më parë. Gjykatësja nuk i dha mandatin kandadites socialiste, pasi vlerësoi se zgjedhjet e 30 qershorit ishin të paligjshme, pasi në to kishte marrë pjesë partia Bindja Demokratike e regjistruar në shkelje të ligjit.

Partia Socialiste, në vend që të apelonte vendimin e gjyqtares në gjykatën e Apelit, ka zgjedhur ta rishqyrtojë çështjen në një proces të ri, me një gjykatës të ri, me shumë gjasa të zgjedhur nga ata vetë.

Pa kaluar as 24 orë nga dorëzimi i padisë, Gjykata e Durrësit po shqyrton në këto momente, padinë e PS-së.

Kjo manovër e PS-së është e paprecedentë sepse ligjërisht dhe praktikisht mandati është kërkuar gjithnjë nga kandidati, dhe jo nga partia. Më këtë veprim, Partia Socialiste po krijon drejtësi private, duke i dhënë fund shtetit të së drejtës.

Seanca po zhvillohet në këto momente dhe me shumë gjasa, gjykatësi Shpëtim Reka do të certifikojë mandatin e Valbona Sakos.

Gjyqtari Shpëtim Reka dhe bashkëshortja e tij Flora Reka, prokurore në Durrës, njihen si një nga familjet më të pasura të drejtësisë shqiptare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>