Maqedoni, 82 kompani në garë për impiantet me energji fotovoltaike

Maqedoni, 82 kompani në garë për impiantet me energji fotovoltaike

Projektet për ndërtimin e impianteve që do të prodhojnë energji fotovoltaike në Maqedoni kanë tërhequr interesin e 82 sipërmarrësve nga e gjitha bota.

Lajmin e bëri të ditur Ministri i ekonomisë në Maqedoni Kreshnik Bekteshi.

Kompanitë fituese do të shpallen pas 90 ditësh.

Në njërin prej dy projekteve do të ndërtohen një sërë impiantesh me kapacitet total 25 MegaWat. Këto impiante do të ndërtohen në zonën e Shën Nikollës në veri të vendit.

Ndërsa impianti tjetër me kapacitet total 10 MegaWat do të vendoset në zonën e njohur si Brodi Maqedonas, në qendër të Maqedonisë.

“Për të përmbushur nevojat e investitorëve të ndryshëm, parcelat e ndërtesave janë ndarë në madhësi të ndryshme, që zhvilluesve t’u ofrohet mundësia të aplikojnë për projekte me kapacitete të ndryshme prej 10 MW, 5 MW, 2 MW dhe 1 MW”, sqaroi Zoti Bektashi në një shtyp konferencë.

Në janar 2019, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) i dha qeverisë maqedonase një kredi prej 5,9 milionë eurosh për ndërtimin e një termocentrali fotovoltaik me kapacitetet 10 MegaWat. Ky termocentral po ndërtohet nga ELEM-i, kompania shtetërore që prodhon energji elektrike në Maqedoni. Termocentrali pritet të përfundojë dhe të vihet në punë vitin e ardhshëm.

Vitet e fundit prodhimi i energjisë është një ndër sektorët kyç të ekonomisë maqedonase. Ndërtimi i impiateve të reja diellore do të rrisë më shumë prodhimin e brendshëm bruto dhe do të ulë edhe më tej çmimin e energjisë në Maqedoni.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>