Maqedoni e Veriut, 52 punonjës të shëndetësisë të infektuar me Covid-19

Nga Exit News
Maqedoni e Veriut, 52 punonjës të shëndetësisë të infektuar me Covid-19

Tre mjekë të tjerë u diagnostikuan të dielën me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut duke e çuar totalin në 52 punonjës shëndetësor të infektuar.

Mediat lokale raportuan se mjekët e diagnostikuar së fundmi janë nga Kumanova.

Njëri është mjek familje, çka i ka vënë në lëvizje autoritetet pasi nën gjendjen e jashtëzakonshme ai kishte kryer vizita në shtëpi të ndryshme.

Infektimi i stafit mjekësor ka sjellë probleme në Maqedoninë e Veriut.

Në komunën e Shtipit – 80 kilometra në lindje të Shkupit  – 14 punonjës të repartit infektiv e morën infeksionin Covid-19 prej një pacienteje 80-vjeçare.

Gostivari  mbylli spitalin pasi një prej mjekëve u diagnostikua me koronavirus dhe 8 kolegë të tij u vunë në karantinë.

Rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut u diagnostikua më 26 shkurt.

Një muaj më vonë autoritetet kanë diagnostikuar 555 persona të infektuar, prej të cilëve 23 janë shëruar dhe 18 kanë vdekur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>