Maqedonia e Veriut raportoi të premten 2 viktima dhe 46 të infektuar të tjerë me koronavirus.
Autoritetet thanë se viktimat ishin 67 dhe 78 vjeç nga Tetova dhe Kumanova duke e çuar totalin e të vdekurve në 13-të që kur shpërtheu epidemia.
Rasti i parë me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut u diagnostikua më 26 shkurt.
Më shumë se një muaj më pas autoritetet kanë testuar 4 506 persona, prej të cilëve janë diagnostikuar 430 të infektuar me koronavirus.
Nga të infektuarit, 11 janë personel i Spitalit të Kumanovës.
Shkupi është qyteti më i prekur me 208 persona të infektuar, më pas vijnë Kumanova me 85 dhe Dibra me 49.
Në Maqedoninë e Veriut janë certifikuar për të kryer teste edhe klinika private.