Maqedoni, Ivanov dorëzohet, i jep mandatin për qeveri Zoran Zaev

Maqedoni, Ivanov dorëzohet, i jep mandatin për qeveri Zoran Zaev

Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov pritet t’i japë sot liderit të LSDM-së Zoran Zaev mandatin për të formuar qeverinë e re.

Që prej dhjetorit të vitit 2016, kur u zhvilluan zgjedhjet parlamentare pas dorëheqjes së kryeministrit Gruevski, në Maqedoni nuk është formuar ende qeveria, duke shkaktuar një krizë të thellë politike.

Presidenti Ivanov ka refuzuar vazhdimisht t’i japë ish-kreut të opozitës Zaev mandatin për të formuar një qeveri të re me partitë e pakicës shqiptare. Pika kryesore e grindjes ishte e ashtuquajtura “platformë e Tiranës“, një marrëveshje e arritur midis partive shqiptare më 7 janar në Tiranë, nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama.

Kriza u përshkallëzua kohët e fundit kur mbështetësit e ish-kryeministrit Nikola Gruevski pushtuan Parlamentin maqedonas pas zgjedhjes së kryetarit të ri, Talat Xhaferri, i pari shqiptar që zgjidhet kryetar kuvendi në Maqedoni.

Më 15 maj, kryetari Xhaferri vendosi një ultimatum për presidentin Ivanov, duke deklaruar se Parlamenti duhet të zgjedhë një qeveri të re brenda dhjetë ditësh.

Duket se Presidenti Ivanov i është dorëzuar presionin të brendshëm dhe pa dyshim, atij ndërkombëtar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>