Maqedonia rrezikon zgjedhje të parakohshme

Maqedonia rrezikon zgjedhje të parakohshme

Sipas medias maqedonase Albeu.com, pas dështimit të marrëveshjes me Partinë BDI, Gruevski ka folur për zgjedhje të parakohshme. Ai është shprehur se e vetmja mundësi për të dalë nga kriza në Maqedoni është mbajtja e zgjedhjeve të reja.

Ndërsa zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, u shpreh, mbrëmë, se ende nuk ka vendim partiak për koalicionim. Gjithashtu ai shtoi se BDI i ka paraqitur disa mundësi zgjedhjeje Gruevskit, si qeveri e zgjeruar, të mbetemi në opozitë ose zgjedhjet e parakohshme.

“Nuk kemi vendosur ende në lidhje me pesë opsionet që BDI-ja i ka shtruar në tavolinën e kryesisë, dhe do të vazhdojë debati në lidhje me pikat edhe në ditët në vazhdim”.

Dje ne keqinformuam publikun kur botuam një lajm të portalit Tetovasot që lajmëronte arritjen e marrëveshjes ndërmjet BDI dhe VMRO-DPMNE. Duke iu referuar Tetovasot, ne nuk bëmë një verifikim të dytë të lajmit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>