Maqedonia e Veriut, 11 viktima dhe 185 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve

Nga Exit News
Maqedonia e Veriut, 11 viktima dhe 185 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve

Maqedonia e Veriut raportoi gjatë 24 orëve të fundit 11 viktima dhe 185 raste të reja me koronavirus.

Ndërkohë 41 qyetarë raportohen të jenë shëruar.

Në total Maqedonia ka raportuar rreth 5005 të prekur me Covid-19 dhe 231 të vdekur.

Megjithë rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka përfunduar ‘gjendjen e jashtëzakonshme’ në 14 qershor, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Presidenti Stevo Pendarovski të Premten tha se nuk kishte asnjë “nevojë” për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme që ka filluar që nga 18 mars.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>