
136 të infektuar të rinj dhe 8 viktima nga Covid-19 janë raportuar sot në Maqedoninë e Veriut, gjatë 24 orëve.
Ndërkohë 43 qytetarë raportohen të jenë shëruar.
Maqedonia e Veriut raporton gjithsej 5450 të infektuar dhe 259 viktima.
Megjithë rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka përfunduar ‘gjendjen e jashtëzakonshme’ në 14 qershor, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.
Presidenti Stevo Pendarovski të Premten tha se nuk kishte asnjë “nevojë” për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme që ka filluar që nga 18 mars.