Maqedonia e Veriut i jep fund ‘gjendjes së jashtëzakonshme’

Nga Exit News
Maqedonia e Veriut i jep fund ‘gjendjes së jashtëzakonshme’

Megjithë rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka përfunduar ‘gjendjen e jashtëzakonshme’ në 14 qershor, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Presidenti Stevo Pendarovski të Premten tha se nuk kishte asnjë “nevojë” për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme që ka filluar që nga 18 mars.

Ai qetësoi qytetarët duke thënë se gjatë kësaj periudhe qeveria ka siguruar sasi të mjaftueshme të pajisjeve mjekësore dhe masave mbrojtëse, si dhe janë miratuar masa ekonomike për të mbështetur ekonominë kombëtare dhe biznesin.

Pendarovski tha se nëse do të jetë e nevojshme, edhe pa një gjendje të jashtëzakonshme, akoma do të jenë në fuqi ligjet për të mbajtur masa të tilla parandaluese si karantina ose ndalim të qarkullimit në disa zona të vendit.

Duke folur për zgjedhjet e parakohshme, të cilat duhet të ishin zhvilluar në prill, por u shtynë për shkak të pandemisë, presidenti tha:

“E di se shumica e qytetarëve tanë nuk mendojnë për zgjedhje në një kohë kur ka një rritje të numrit të të sëmurëve, por zgjedhjet, në kohë të koronës e cila nuk do të largohet së shpejti, janë të nevojshme për të pasur një funksionim ligjor dhe legjitim të qeverisë së re, në vend të një qeverie teknike.”

Ai tha se ishte i vetëdijshëm se pjesëmarrja në zgjedhje të tilla mund të jetë më e ulët se zakonisht, por shtoi se zgjedhjet ishin akoma mënyra më e mirë për të dalë nga situata aktuale politike, për të cilën ai tha se ishte “unike” në Evropë, dhe mund të shkaktonte paqëndrueshmëri politike dhe madje sfidat e sigurisë.

Presidenti Pendarovski u bëri thirrje partive kryesore të arrijnë një marrëveshje së shpejti për datën e zgjedhjeve, duke shtuar se zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të besueshme dhe gjithëpërfshirëse, ose ata do të humbnin besimin e qytetarëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>