Maqedonia e Veriut lehtëson masat kundër Covd-19

Nga Exit News
Maqedonia e Veriut lehtëson masat kundër Covd-19

Maqedonia e Veriut ka lehtësuar të martēn masat anti-Covid.

Qeveria vendosi të ulë orën policore nga ora 21:00 deri në 05:00.

Nga dita e mërkurë, do të nisin punën baret dhe restorantet në hapësirat e tyre të jashtme.

Në Maqedoninë e Veriut është përmirësuar situata epidemiologjike me koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 450 të infektuar nga 2,872 teste të bëra, ndërkohë që 1,001 persona janë shëruar.

Deri të martën janë vaksinuar 53 mijë persona ndërsa mbi 203 mijë të tjera janë regjistruar për vaksinim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>