Maqedonia e Veriut ndalon fluturimet drejt Mbretërisë së Bashkuar

Nga Exit News
Maqedonia e Veriut ndalon fluturimet drejt Mbretërisë së Bashkuar

Maqedonia e Veriut ndaloi të hënën fluturimet drejt Mbretërisë së Bashkuar. Vendimi u mor pas zbulimit të një varianti të ri të COVID-19 në MB.

Autoritetet maqedonase njoftuan se ky ndalim do të jetë deri në 31 dhjetor. Të gjithë përsonat që kthehen nga MB duhet të karantinohen për 14 ditë.

Deri më tani Franca, Irlanda, Italia, Hollanda, Belgjika, Austria, Bullgaria, Gjermania, Finlanda, Danimarka, Izraeli, Turqia, Maroku, Kuvajti, Arabia Saudite, Kanadaja dhe El Salvador ndaluan fluturimet drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë është njoftuar dhe shkencëtarët e Mbretërisë së Bashkuar po bëjnë studime të hollësishme mbi këtë variant të ri të Covid-19.

Dalja e një varianti të ri të koronavirusit në Britani ndodhi një javë pasi vendi kishte nisur vaksinimin e vaksinën e Pfizer-it.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>