Zoran Zaev u shpreh se Maqedonia e Veriut nuk do të heqë dorë nga identiteti i saj për të hapur bisedimet me BE-së.
“Identiteti maqedonas, përveç se është çështje krenarie, është gjithashtu çështje e fakteve, shkencës, traditës dhe simbolit kombëtar të popullit tonë. Nuk është dhe nuk do të jetë objekt i negociatave. Vlerat evropiane janë një udhëzues për ne, por mbrojtja e identitetit është gjithashtu një vlerë evropiane, ”tha Kryeministri Zaev në takimin me Presidentin von der Layen, të hënën, 10 maj, raporton Europian Western Balkans.
Bllokimi i procesit të pranimit në BE të Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria ishte tema kryesore e diskutimit me presidenten von der Leyen dhe me komisionerin Evropian Olivér Várhelyi në Bruksel.
Në takimin me von der Leyen, në të cilin morën pjesë Zëvendës Kryeministri për Çështjet Evropiane Nikola Dimitrov dhe Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, Kryeministri Zaev I kërkoi KE-së të përfshihet më shumë në gjetjen e një zgjidhje për zhbllokimin e procesit të negociatave të BE me Maqedoninë e Veriuti
Von der Leyen rikonfirmoi në Tëitter mbështetjen e fortë të KE-së për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.
“Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të qëndrueshëm dhe BE pret ta ndihmojë në projektet kryesore në fushën e energjisë së gjelbër dhe transportit, përmes Planit tonë Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor”, shkroi von der Leyen
Në takimin e tij me Zaev, Komisioneri Várhelyi deklaroi se BE është e përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor dhe se sot, pas dy vjet e gjysmë, po zhvillohet një debat strategjik mbi Ballkanin Perëndimor në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE, në të cilin zhbllokimi i rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut është përparësia numër një. Ai tha se Brukseli po bën çdo përpjekje dhe po mbështet të gjitha idetë për zhbllokimin e procesit.
Zaev gjithashtu u takua me Përfaqësuesin Special për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor Miroslav Lajčak dhe është planifikuar të takohet me Përfaqësuesin e Lartë Josep Borrell dhe Presidentin e Parlamentit Evropian.